domenica 22 aprile 2012

Bulgaria lures Albanian Gorani


Bulgaria is intensifying its efforts for expanding the minorities in Balkan, including Kosovoa nd Albania, by offering Bulgarian citizenship to the Goran community, according to SETimes. 

The same offer goes to the Macedonia Gorans, concentrated in 18 villages in Gora and near the Prespa Lake, on the Macedonian side.

The President of the Macedonian Gorans Association, Avnija Rahti, declared that the Bulgarian state has officially offered the Bulgarian citizenship to this community and free education in Sofia and Plovdiv.

“All people belonging to the Goran community must sign the documents in which they declare their Bulgarian origin and that they feel part of this country”, Rahti declared.

Skopje reacted immediately, considering this initiative as illegal, while the Albanian authorities held no official stance.

The Agency for Bulgarians in the World organized the visit campaigns and the conversion of the Goran communities. The association expresses on its web page that their mission is to join and unify all Bulgarians throughout the world.

More than 16.000 Macedonian received Bulgarian citizenship one year ago, together with 2000 Ukrainian and 1000 Serbs and only 6 citizens from Kosovo.

“1500 citizens in Zhupa and Prespa have received the Bulgarian citizenship”, confrimed Gezim Kurti from the Albanian side, as Chairman of the Bulgarian Association in Albania, when asked by SETimes.

This movement was criticized by the Bulgarian expert for international relations and professor Antoinette Primatarova, who declared in the local media:

“This is a Bulgarian move for winning political advantages in poor Balkan countries, by exploiting the advantages offered by their passports”. 

Judicial process for taxi driver murder


The Korce Court verdict gave one life to prison sentence and 43 years in total for five other suspects of the Fredi Talelli taxi driver murder. 

Elkiero Revani was sentenced to life in prison, while Arnest Xhacka, kastriot Papleka, Domeniko Kumrie, Amarildo Selmani and Jurgen Zeqo are sentenced for robbery in cooperation with murder as consequence.

Talelli was killed in 2010 during a robbery, while the young suspects are also accused of obstructing justice and supporting murderers after the crime.

The case is being reviewed by the Court of First Degree, after the return that the Appeal made on November for “serious procedural violations”. 

Pope's 85 birthday


Vatican celebrates today the 85th birth anniversary of Pope Benedict XVI, in a ceremony where was invited the opposition leader, Edi Rama. 

Top Channel learned that Edi Rama, accompanied by his wife, Linda Rama, traveled yesterday to Rome, at the Holy See.

The Socialist Headquarter tried to keep this visit outside the media attention, but Rama will also meet Vatican high rank officials during his visit.

It remains unclear if the Holy See has invited other politicians from Albania, or only Rama. 

Chrome seized in Bulqize



The Bulqize Police has seized several tons of illegally extracted chrome. 

According to the police, the company that has extracted the mineral has no license and has exploited the miners illegally.

The procedural actions will go to the Diber prosecution, for further investigation.

The prevention of illegal chrome exploitation in the area started a few days ago by the local authorities. 

sabato 17 marzo 2012

Një ashensor për të shkuar në hapësirë

Shkencëtarët japonezë po hartojnë planet për të dërguar turistë në hapësirë duke përdorur një ashensor gjigant që udhëton deri në 35 mijë kilometra në orbitë.
Natyrisht një plan i tillë pritet të realizohet brenda 40 vitesh. Nëse bëhet realitet, 30 pasagjerë do të mund të udhëtojnë për një javë në çerekun e rrugës drejt Hënës.
Shpejtësia do jetë 150 kilometra në orë. Pas një javë do jenë në majë prej nga do kenë një shikim si të nja astronauti mbi Tokën. Mendohet se ndërtimi i ashensorit do të kushtojë rreth 8 miliard euro. 

Gjarperi qe pi cigare ...

Gjarpri 3-vjeçar, sikur edhe pronari i tij 33-vjeçari Sho Lau, është i varur nga nikotina. Dhe përderisa Sho brenda ditës konsumon 20 cigare, gjarpri kënaqet edhe vetem me dy.

“Dikur pata hedhur një bisht cigareje, dhe vura re qe 'miku im' e kish futur ne goje,duke e tymosur. Dhe me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

Tashti kërkon të tymosë një cigare në mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje. Bëhet nervoz nëse nuk kam cigare edhe për të”, ka thënë Sho.

Bie në rrjetë breshka e rrallë, matrikulohet në breg

DURRES- Është matrikuluar pa nevojën e ndonjë veterineri dhe specialisti të zoologjisë, një breshkë e rënë në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarit Shkëlzen Begu, i cili pasi është zbavitur vetë me të, e ka nxjerrë në bregun e Durrësit, duke ua treguar specien e rrallë edhe pushuesve në brezin e rërës. Gjallesa, e cila nuk është e para që bie në rrjetat e peshkatarëve, ishte rreth 60 cm e gjatë dhe 35 kg. Begu pohoi se breshka ka rënë në kurth në një zonë jo shumë larg nga bregu. Thellësia ku janë hedhur rrjetat nuk ka qenë më shumë sesa 20 m, ndërsa nga brigjet anija e vogël e peshkimit ka qenë jo më shumë se 1.5 milje. Kureshtarët kanë qenë të shumtë, ndaj ata kanë rendur sapo kanë mësuar praninë e breshkës. Ndërkaq, peshkatari i ka shënuar të dhënat që kanë të bëjnë me vendin ku është gjetur breshka, datën e gjetjes së saj, emrin e peshkatores, si dhe nuk kanë harruar që t’i vendosin emër. Emri i breshkës do të jetë Fjona. Është hera e parë për këtë vit që në ujërat e plazhit të kësaj zone gjendet breshkë uji. Gjallesa nuk kishte asnjë shenjë plagosjeje dhe, sipas peshkatarit, rënia në rrjeta e saj është rastësi. Një vit më parë, dy breshka të rralla uji u kapën nga një peshkatar në bregdetin e Durrësit. Organizata Botërore e Kujdesit për florën e faunën në brigjet e Adriatikut ka ndërmarrë një sërë projektesh lidhur me studimin e jetës nënujore të gjallesave, si dhe me matrikulimin e shumë prej tyre.

Burimi: Gazeta Panorama !

Majmuni më i vogël në botë, i gjatë sa gishti tregues i njeriut

Ky është majmuni më i vogël në botë. Është i gjatë vetëm sa një gisht tregues i njeriut ndërsa peshon 130 gram duke garuar vetëm me një mollë. Këto krijesa interesante gjenden normalisht në Brazil ndërsa njihen si “pocket monkeys” ose “finger monkeys”. Duke parë këto foto është e qartë dhe lehtësisht e besueshme ta mendosh se kanë tërhequr vëmendjen njësoj si luanët që mbeten një kafshë shumë interesantë për tu studiuar. lajmi i fundit

3-vjeçarja puth luanin e egërsuar

Një vajzë 3-vjeçare puthi një luan të egërsuar në një kopësht zoologjik në Zelandën e Re, duke u shndërruar në një “kuriozitet” botëror gjatë së martës.
Sofia Walker u sulmua nga një luan që mbeti vetëm pak centimetra larg saj, i frenuar nga një xham i pakalueshëm.

Megjithatë, vajza, në vend që të trembej dhe të largohej, nisi të përkëdhelte xhamin, përtej të cilit ishte kafsha e egër. Në një moment, ajo u fotografua duke e puthur luanin.

Momenti u kap në video nga babai i saj, i cili shoqëronte të miturën në këtë vizitë. Ironik fakti që në video, në momentin kur luani nga gjendja e tij e zakonshme i vërsulet vajzës, pavarësisht xhamit mbrojtës, disa të rritur largohen me shpejtësi të frikësuar.

B:topchanel

Sqepi i tukanit

Tutkani rritet ne Ameriken e Jugut dhe ne Ameriken Qendrore. Ai nuk eshte fluturues i zoti dhe leviz me teper duke u hedhur pupthi.
Zeri i disa lloj tukanesh ngjason me ate te bretkoces,por eshte me i larte.Ai mund ai mund te degjohet dhe 1km larg ne xhungel.
Gjithsesi,ajo qe i mahnit me shume shkencetaret eshte sqepi i tij.
Sqepi i disa tukaneve eshte gati sa gjysma e trupit.
Duket i rende po s'eshte ashtu.<<Siperfaqja perbehet nga keratina, po ai material qe kemi te thonjte dhe floket,shpjegon Mark-Andre Majersi,shkencetar ne fushen e studimit te materialeve,
-Ai perbehet nga shtresa te te shumta pllakezash te vockla gjashtekendore qe mbivendosen si tjegullat ne nje cati.>>
Ndertimi i sqepit te tukanit eshte krahasuar me strukturen e nje sfungjeri te forte.
Disa pjese te tij jane bosh,kurse disa te tjera perbehen nga boshte mbajtese dhe membrana.Rezultati eshte nje sqep i lehte,por me force te pabesueshme.
<<Duket sikur tukani ka njohuri te thellane inxhinierine mekanine>>,thote Majersi
Ndertimi i sqepit te tukanit ben te mundur qe te amortizohen goditjet e medha.Shkencetaret mendojne se sqepi mund te sherbeje si model per inxhinieret e industrise se avionave dhe te automjeteve.
Majersi thote: Panelet qe imitojne strukturen e sqepit te tukanit,mund t'i mbrojne me mire drejtuesit e mjeteve ne rast perplasjesh.

Huti që ndërron formën mahniti shikuesit

Filmi i shfaqur në një televizion japonez si pjesë e emisionit argëtues për fëmijë demonstron dy mënyra të mbrojtjes që huti afrikan mund t’i përdorë varësisht prej madhësisë së armikut. Huti me sy të mëdhenj quhet Popo, ndërsa është i madh rreth 20 centimetra.
Ajo që njerëzit nuk e dinë është se huti për hutin është armik si dhe ata hanë njëri tjetrin. Disa huta kanë zhvilluar aftësi të jashtëzakonshëm për t’i shpëtuar konfliktit. Kështu huti afrikan në takim me një hut tjetër më të madh se ai ka aftësi të fryhet dhe të hapë krahët për tu dukur më i madh sesa që është në realitet. Qëllim i një sjellje të tillë është t’i frikësojë armiqtë dhe të dëshmojë se kush është “bosi”.

Por i njëjti hut në takim me një kukuvajkë më të madh dëshmoi një lloj tjetër të transformimit. Huti afrikan Popo në ballafaqim me kukuvajkën dyfish më të madhe se ai transformohet si degë e lisit dhe kështu mashtroi grabitqarin i cili nuk mundi ta shijojë për darkë.

Nëse shikoni videon me kujdes do ta shihni se Popo mbyll sytë e tij me lara dhe nuk lejon që qyqja t’ia sheh barkun, por asaj ia tregon vetëm pendlat, në bazë të të cilave duket sikur të ishte degë e lisit. Kjo video u publikua në YouTube dhe deri më tash është parë nga më shumë se një milion e gjysmë njerëz. /Telegrafi/

Kungull prej 670 kilogramësh

Vëllezërit binjakë Ian e Stuart Paton nga Lymington në New Forest kanë kultivuar kungullin me peshë prej 670 kilogramësh dhe kështu kanë thyer rekordin e mëhershëm për kungullin më të rëndë me peshë prej 608 kilogramësh.

Për kultivimin e kungullit i cili ka peshën e një automjeti më të vogël janë nevojitur 129 ditë, janë shpenzuar 1.500 kilogramë plehra, derisa pesha është matur me anë të një peshoreje speciale në Ekspozitën vjetore të kungujve.
Kungulli më i rëndë në botë është kultivuar në vitin 2007 në Amerikë dhe ka pasur 766 kilogramë. Sa për krahasim, kungujt mesatar peshojnë rreth dy kilogramë dhe nevojiten tre muaj për kultivimin e tyre./telegrafi/

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Për një kohë të gjatë janë shikuar si simbol i paarritshmërisë, por trëndafilat blu do të jenë më në fund "të prekshëm", pasi do të dalin në shitje gjatë kësaj vere në SHBA e Kanada. Dhe nuk do të jenë të ngjyrosura siç janë aktualisht nëpër Evropë, por bluja do të jetë ngjyra natyrale.
I quajtur “Applause”, trëndafili është gjenetikisht i modifikuar për të përmbledhur delfinidinën, një pigment që gjendet në shumë lule blu. Këto trëndafilë janë nxjerrë në treg për herë të parë në Japoni në vitin 2009, pas 20 vjetësh kërkime, nga një kompani japoneze e quajtur "Suntory" dhe nga partneri australian "Florigene". Tani, "Suntory" ka bërë të ditur se trëndafili i veçantë do të jetë në shitje në Amerikën e Veriut, prej fillimit të nëntorit.

Zbulohet gjallesa me e vjeter ne Toke

Shkencetaret australiane kane analizuar ADN-ne e disa bimeve te medhaja detare Poseidonia, ne nje thellesine 40 m, ne nje hapesire te gjere nga Spanja deri ne Qipro.

Analizat kane treguar se bima eshte rreth 12 000 – 200 000 vjecare, mesatarisht 100 000 vjecare. Kjo moshe eshte shume me e vjeter sesa specia me e vjeter e njohur deri tani, nje bime ne Tasmani qe mendohet te jete 43 000 vjecare.

Profesor Carlos Duarte nga Universiteti i Australise Perendimore tha se bima ka arritur nje moshe te tille per arsye se ajo mund te riprodhohet ne menyre joseksuale dhe gjeneron klone te vetat. Organizmat qe prodhohen vetem ne menyre seksuale e humbin gjeneraten e tyre.

“Ato vazhdimisht prodhojne dege te reja. Ato perhapen shume ngadale dhe mbulojne nje zone shume te madhe duke krijuar hapesire per tu perhapur. Me pas ato i ruajne lendet ushqyese brenda degeve te tyre duke u pergatitur keshtu per periudha te veshtira” –tha prof. Duarte.

Fashat e ndara te bimesise ne Mesdhe perhapen pothuaj ne 10 milje gjeresi, me shume se 6 000 tone. Por prof.Duarte tha se nderkohe qe kjo bime detare eshte nje nga organizmat me te riperteritshme ne bote, ajo ka filluar qe te dobesohet si pasoje e zhvillimeve bregdetare dhe ngrohjes globale. “Nese ndryshimet klimatike vazhdojne me kete ritem, e ardhmja e kesaj specieje eshte shume e keqe” –tha ai.

Kjo bime, e quajtur ndryshe edhe ‘bari i detit’ po kalon nje gjendje te veshtire per shkak te ndertimeve ne bregdete dhe perkeqesimit te cilesise se ujerave. Me ngrohjen e ujit, keto organizma levizin me ngadale ne gjeresite me te medha. Deti Mesdhe eshte i mbyllur ne anen veriore nga kontinenti Europian, keshtu qe bimet nuk mund te levizin. Gjendja duket shume e rende!//infoalbania.org//

Suedezët zbulojnë pemën më të vjetër, bredhin 10.000-vjeçar.

Thuhet se kjo pemë është më e vjetra në planetin tonë. Sipas BBC mendohet të jetë 10.000-vjeçare dhe është zbuluar në Suedi. Shkencëtarët e universitetit Umeaa zbuluan bredhin në Malin Fulu në provincën e Dalarnës, teksa po vijonin me regjistrimin e pemëve që prej vitit 2004. Mosha e materialit gjenetik u përllogarit duke përdorur analizat që u bënë në laboratorin e Miamit. Shkencëtarët mendonin se pema më e vjetër ishte 4.000- vjeçare e zbuluar në Amerikën e Veriut. Rekordi i ri që do të shënohet në Guinness, dhe që i takon periudhës menjëherë pas epokës së akullnajave, u gjet mes disa shkurresh që mendohet se janë 8.000-vjeçare. “Zbulimi tregoi se pema më e vjetër në botë është një bredh, dukë rrëzuar pishën që mbante rekordin”- thotë Leif Kullman, profesor në Umeaa. Zbulimi tregoi edhe se në rajon është shumë më ngrohte së çka qënë kohë më parë.