sabato 17 marzo 2012
Suedezët zbulojnë pemën më të vjetër, bredhin 10.000-vjeçar.
Thuhet se kjo pemë është më e vjetra në
planetin tonë. Sipas BBC mendohet të jetë 10.000-vjeçare dhe është
zbuluar në Suedi. Shkencëtarët e universitetit Umeaa zbuluan bredhin në
Malin Fulu në provincën e Dalarnës, teksa po vijonin me regjistrimin e
pemëve që prej vitit 2004. Mosha e materialit gjenetik u përllogarit
duke përdorur analizat që u bënë në laboratorin e Miamit. Shkencëtarët
mendonin se pema më e vjetër ishte 4.000- vjeçare e zbuluar në Amerikën e
Veriut. Rekordi i ri që do të shënohet në Guinness, dhe që i takon
periudhës menjëherë pas epokës së akullnajave, u gjet mes disa shkurresh
që mendohet se janë 8.000-vjeçare. “Zbulimi tregoi se pema më e vjetër
në botë është një bredh, dukë rrëzuar pishën që mbante rekordin”- thotë
Leif Kullman, profesor në Umeaa. Zbulimi tregoi edhe se në rajon është
shumë më ngrohte së çka qënë kohë më parë.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento