Shkencetaret australiane kane analizuar ADN-ne e disa bimeve te
medhaja detare Poseidonia, ne nje thellesine 40 m, ne nje hapesire te
gjere nga Spanja deri ne Qipro.
Analizat kane treguar se bima eshte rreth 12 000 – 200 000 vjecare,
mesatarisht 100 000 vjecare. Kjo moshe eshte shume me e vjeter sesa
specia me e vjeter e njohur deri tani, nje bime ne Tasmani qe mendohet
te jete 43 000 vjecare.
Profesor Carlos Duarte nga Universiteti i Australise Perendimore tha se
bima ka arritur nje moshe te tille per arsye se ajo mund te riprodhohet
ne menyre joseksuale dhe gjeneron klone te vetat. Organizmat qe
prodhohen vetem ne menyre seksuale e humbin gjeneraten e tyre.
“Ato vazhdimisht prodhojne dege te reja. Ato perhapen shume ngadale dhe
mbulojne nje zone shume te madhe duke krijuar hapesire per tu perhapur.
Me pas ato i ruajne lendet ushqyese brenda degeve te tyre duke u
pergatitur keshtu per periudha te veshtira” –tha prof. Duarte.
Fashat e ndara te bimesise ne Mesdhe perhapen pothuaj ne 10 milje
gjeresi, me shume se 6 000 tone. Por prof.Duarte tha se nderkohe qe kjo
bime detare eshte nje nga organizmat me te riperteritshme ne bote, ajo
ka filluar qe te dobesohet si pasoje e zhvillimeve bregdetare dhe
ngrohjes globale. “Nese ndryshimet klimatike vazhdojne me kete ritem, e
ardhmja e kesaj specieje eshte shume e keqe” –tha ai.
Kjo bime, e quajtur ndryshe edhe ‘bari i detit’ po kalon nje gjendje te
veshtire per shkak te ndertimeve ne bregdete dhe perkeqesimit te
cilesise se ujerave. Me ngrohjen e ujit, keto organizma levizin me
ngadale ne gjeresite me te medha. Deti Mesdhe eshte i mbyllur ne anen
veriore nga kontinenti Europian, keshtu qe bimet nuk mund te levizin.
Gjendja duket shume e rende!//infoalbania.org//
Nessun commento:
Posta un commento