sabato 17 marzo 2012

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Për një kohë të gjatë janë shikuar si simbol i paarritshmërisë, por trëndafilat blu do të jenë më në fund "të prekshëm", pasi do të dalin në shitje gjatë kësaj vere në SHBA e Kanada. Dhe nuk do të jenë të ngjyrosura siç janë aktualisht nëpër Evropë, por bluja do të jetë ngjyra natyrale.
I quajtur “Applause”, trëndafili është gjenetikisht i modifikuar për të përmbledhur delfinidinën, një pigment që gjendet në shumë lule blu. Këto trëndafilë janë nxjerrë në treg për herë të parë në Japoni në vitin 2009, pas 20 vjetësh kërkime, nga një kompani japoneze e quajtur "Suntory" dhe nga partneri australian "Florigene". Tani, "Suntory" ka bërë të ditur se trëndafili i veçantë do të jetë në shitje në Amerikën e Veriut, prej fillimit të nëntorit.

Nessun commento:

Posta un commento